Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili prej disa muajsh përndiqte një 29-vjeçare. Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici, duke theksuar se përndjekja i ka shkaktuar ankth dhe frikë.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit policia gjeti edhe një armë zjarri pa leje.
“Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak”, njofton policia.
Ai akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”./vizionplus.tv