Siç raportojnë mediat italiane, pasditen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në tunelin Ca’ Gulino, në qytetin Urbino në Itali.
Sipas gazetës lokale, furgoni i autoambulancës ka hyrë në korsinë ku ndodhej autobusi, dhe ka pasur një përplasje direkte gjatë së cilës furgoni ka marrë flakë, transmeton Telegrafi.
Të katër personat nga furgoni vdiqën: tre mjekë dhe një pacient që po transportohej në një spital lokal.
❌️ #PesaroUrbino, dalle 15:38 intervento #vigilidelfuoco per incidente stradale e successivo incendio nella galleria Ca' Gulino lungo la SS73 Bis, coinvolti un pullman e un'ambulanza: tragico bilancio, decedute le 4 persone a bordo del mezzo di soccorso [#27dicembre 19:00] pic.twitter.com/jN0vYT0FZD
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) December 27, 2023
Në autobus kishte fëmijë të moshës 7 deri në 11 vjeç, të shoqëruar nga një prift dhe disa të rritur. Ata po ktheheshin nga një udhëtim.
Tek fëmijët kishte vetëm disa lëndime të lehta, të gjithë ishin të tronditur. Disa qanin dhe thërrisnin prindërit e tyre. /Telegrafi/
Rallentamenti per traffico deviato su strada SS73 bis tra Urbino e Fermignano a causa dell'incidente tra un pullman e un'ambulanza in galleria Ca' Gulino. Il mezzo di soccorso si è incendiato. La #PoliziaStradale di Pesaro sul posto per gestire la viabilità #27dicembre pic.twitter.com/RYsDdjECSt
— Polizia di Stato (@poliziadistato) December 27, 2023