Përplaset autokolona e Bidenit! Si është gjendja e presidentit amerikan

10 months ago 25

Një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një SUV që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden.

Sipas CNN Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i administratës dhe zonja e parë janë shëndoshë e mirë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Steve Kopek u shpreh se shkak për incidentin mund të jetë bërë shiu i dendur. Episodi ngjalli pështjellim të madh, megjithatë makina e goditur nuk ishte ajo e kreut të shtetit. Biden dhe e shoqja, Jill sapo ishin larguar nga selia e tij e fushatës në Wilmington kur ndodhi përplasja. SUV-i u godit nga një makinë me targa Delaware në kryqëzimin përballë hyrjes së selisë.

Pavarësisht se automjeti i tij nuk ishte përfshirë, agjentë të shërbimit sekret menjëherë e kanë shoqëruar Bidenin pas përplasjes. Roje sigurie rrethuan makinën që pësoi dëmtime, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja u kthyen në shtëpi pa asnjë problem të mëtejshëm.

Vizita e tyre në shtabin e fushatës së presidentit për vitin 2024, kishte për qëllim takimin me stafin, e para herë që kur ata nisën të punonin në zyrën e Wilmingtonit që nga vera.

Top Channel

Read Entire Article