Përplasja e armatosur në Shkodër/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës, 22 vite burg për Hoten Doçajn, i vëllai shpallet i pafajshëm

9 months ago 5

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shallës së parë, duke vendosur 22 vite burg për Hoten Doçaj, ndërsa ka shpallur të pafajshëm vëllanë e tij Marjan Doçaj.

Vendimi:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 1081 (2602), datë 06.06.2023 ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. D për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga 79/dh-22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. D për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit e parashikuar nga 278/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  3. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri H. D dënohet përfundimisht me 22 (njëzet e dy) vjet burgim.
  4. Vuajtja e dënimit për të pandehurin H. D do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M. D për kryerjen e veprës penale“Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga 79/dh-22-25 i K.Penal, pasi bazuar në neni 388/1 gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
  6. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M. D për kryerjen e veprës penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionite kryer ne bashkepunim të parashikuar nga neni 278/1-25 i Kodit Penal, pasi bazuar në neni 388/1 gërma “d” e K.Pr.Penale nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
  7. Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “b”, 262 pika 1 dhe 389 të K.Pr.Penale urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg ” dhënë ndaj të pandehurit M. D me vendimin Nr.149(1802), datë 24.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe për rrjedhojë urdhërohet lirimi i mënjëhershëm tij nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale H.D, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, deklarimin e pafajshëm si dhe shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.  

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 22.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtarë znj. Edlira Petri dhe z. Genti Dokollari, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.1081 (2602), datë 06.06.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

-Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brënda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

VIJON…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article