Përplasja me thika dhe armë në Vorë, policia arreston njërin nga të plagosurit dhe ushtarakun. Sekuestrohen armët e përdorura

10 months ago 8

Balkanweb app Get it on Google Play

Një ditë pas ngjarjes në Vorë ku mbetën të plagosur dy shtetas, njëri me thikë dhe tjetri me armë, policia ka arrestuar dy persona. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Ergest Hoxha, 34-vjeç, dhe Ermal Muzhaqi, 27-vjeç, ky i fundit oficer pranë Forcave të Armatosura.

Nga ngjarja mbeti i plagosur Klejdi Muzhaqi, i cili u qëllua me thikë nga Hoxha, ndërsa ky i fundit u plagos me armë zjarri nga ushtaraku Ermal Muzhaqi, në përpjekje për të mbrojtur vëllanë e tij. Ngjarja konsiderohet si momentale nga policia.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

– E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H. Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article