Përplasja për Rrogozhinën/ Veliaj përshëndet fitoren! Berisha: Mandati u rrëmbye

1 year ago 25
Reklamë

“Rrogozhina vetëm përpara me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste” kështu kryesocialisti Edi Rama shkruan për  fitoren në këtë bashki.

“Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash. Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”– tha Rama.

Erion Veliaj drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, komentoi fitoren e Edison Memollës në Rrogozhinë fillimisht duke falënderuar,  të majtë e të djathtë siç thotë ai , që dhanë PS, një mbështetje përtej pritshmërive më optimiste.

“Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve!”- tha Veliaj.

Fitorja e Rrogozhinës thotë Erion Veliaj  është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve.

“I jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot!”- tha Veliaj.

Sali Berishës nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të justifikonte humbjen e Rrogozhinës.

“U mbyll në Rrogozhinë në mënyrën më kriminale, pasi mandati që ia dhanë qytetarët e Rrogozhinës, kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha, ia rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore, institucionet e farsës elektorale. Shkelmuan në mënyrë të padenjë, antiligjore, votën e qytetarëve të Rrogozhinës dhe urdhëruan një proces të ri zgjedhor, në të cilin unë ju them këtu se u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2023.”– u shpreh Berisha.

Top Channel

Read Entire Article