Disa imazhe të publikuara nga mediat kroate thuhet se tregojnë momentin kur një profesor dhe një nxënës – në një shkollë të Zagrebit – janë përleshur fizikisht.
Mediumi kroat Index.hr thotë se ka një video që tregon se si në klasë një student me celular në duar i afrohet shumë afër profesorit të ulur në tavolinën e tij.
Profesori përpiqet ta largojë nga ai, gjë që rezulton në “mundje reciproke” para dërrasës së zezë, përcjell Telegrafi.
Pas disa goditjesh edhe me gjëra të forta, reagojnë nxënës të tjerë, duke ndarë mësuesin nga nxënësi dhe konflikti qetësohet.
Në përgjigjen e saj për Index.hr, drejtoresha e shkollës ka thënë se profesori do të shkarkohet, por nuk u përgjigj në pyetjen nëse do të sanksionohen edhe nxënësit.
“Në rastin e lartpërmendur shkolla ka vepruar konform protokolleve, ka njoftuar të gjitha institucionet përkatëse për ngjarjen, përfshirë policinë, dhe veprimet e tyre janë në vazhdim e sipër. Megjithatë, nuk mund të zbulojmë detajet e rastit dhe veprimet e tyre… Si rezultat i kësaj është iniciuar procedura për anulimin e kontratës së punës të mësuesit të përmendur”, ka thënë Bosiljka Galeniq, drejtoresha e shkollës. /Telegrafi/