Përplasje trenash në Milano, tre të plagosur

5 days ago 42
Reklamë

Tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga përplasja e dy trenave komercialë në Milano.

Sipas të dhënave të deritanishme, përplasja ka bërë që dy kontejnerë të binin mbi hekurudhë.

Pas disa sekondash, në vendngjarje ka mbërritur një tren pasagjerësh, fatmirësisht me shpejtësi të reduktuar, i cili me gjithë përpjekjet e drejtuesit të mjetit është përplasur me dy kontejnerët.

Shkak i ngjarjes, sipas informacioneve, dyshohet se është mosfunksionimi i një degëzimi hekurudhor.

Të plagosurit, mes tyre edhe një makinist 24-vjeçar , u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt në zonë./vizionplus.tv

Read Entire Article