Përse Chelsea po i fërkon duart nga shitja e mundshme e Musialas nga Bayerni

7 months ago 13

Chelsea do të sigurojë një fitim të madh parash nëse Bayern Munich shet Jamal Musialan, sensacionin 21-vjeçar gjerman, i cili po lidhet me një transferim prej 100 milionë eurosh në klubet më të mëdha në botë, përfshirë Manchester Cityn dhe Liverpoolin.

Musiala iu bashkua Bavarezëve në moshën 16 vjeçare nga akademia e Bluve pasi ra dakord për një paketë kompensimi me vlerë rreth 200,000 euro.

Asnjë klauzolë riblerjeje nuk ishte futur në atë kalim të vitit 2019, por burimet i kanë thënë Mail Sport se ishte përfshirë një tarifë shitjeje me vlerë 20 për qind.

Kontrata aktuale e Musialës do të skadojë në vitin 2026 me klubet rivale që qarkullojnë me shpresën se Bayern nuk arrin të pajtohet për një rinovim me të riun që shënoi një gol dhe asistoi dy në fitoren e fundit të Bundesligës ndaj Mainz.

Nëse Musiala do të shitej për 100 milionë euro, Chelsea do t’i fitojë 20 milionë euro të këtij transaksioni – një shumë që mund të rrisë ofertën e tyre për të përmbushur rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier edhe nëse paguhet me këste.

Chelsea thotë se do të jetë në përputhje me PSR, pavarësisht se klubet rivale pretendojnë se duhet të mbledhin fonde të konsiderueshme këtë verë për të shmangur një shkelje. /Telegrafi/

Read Entire Article