“Persona të paidentifikuar na hynë në oborr dhe qëlluan me armë”, zbardhet ngjarja në Tiranë, në pranga babë e bir

10 months ago 19

Telefonuan Policinë me pretendimin se disa persona kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, vihen në pranga babë e bir. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, e përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mënik, një shtetas pretendonte se persona të paidentifikuar kishin hyrë në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar në ajër me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Rrethanat: Shtetasi G. H., 58 vjeç, mbrëmjen e djeshme ka telefonuar Policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është shtetasi O. H., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., dhe O. H., (babë e bir), të dy banues në Mënik.

Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikdionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article