Pesë kandidatë për stolin e Liverpool

7 months ago 20
Reklamë
23:57 26/01/2024

“The Reds” synon dy ish-et e mesit të fushës, mes preferencave edhe Nagelsmann

Vendimi i Jurgen Klopp për tu larguar nga Liverpool në fund të sezonit aktual ka shtuar thashethemet për pasuesin. Plot 5 emra janë në garë për të marrë drejtimin e “The Reds”, me këto të fundit që do të kërkojnë timonier të ri pas thuajse një dekade. Legjenda të skuadrës angleze që tashmë i kanë hyrë trajnimit bëjnë pjesë në listën e gjatë për tu ulur në stol. Ksabi Alonso është ai që intrigon jo vetëm drejtuesit, por edhe tifozët e Liverpool.

Eksperienca fantastike që po kalon tek Bayer Leverkusen nën dominimin e Bundesligës gjermane ka rritur pozitat e ish-mesfushorit. Një tjetër ikonë e klubit, kapiteni legjendar Steven Gerrard gjendet gjithashtu në listën e dëshirave. Karriera si trajner nuk ka qenë në nivele të larta, gjithsesi, Gerrard do të ishte i gatshëm të sakrifikonte pagën e majme në Arabinë Saudite për tu rikthyer në “Anfield Road”.  

Tregu i Premier League ka pozita të forta për stolin e Liverpool. “The Reds” kanë vënë në objektiv edhe emra si Roberto De Zerbi të Brajton dhe Postekoglu të Tottenham. Rezultatet në takimet e fundit të dy ekipeve kanë nxjerr në pah cilësitë që zotërojnë teknikët, ndoshta tashmë për një aventurë akoma dhe më të madhe në karrierë. Firma me Liverpool do ishte padyshim niveli më i lartë për ta.

Kampionati Europian në tokën gjermane mund të jetë edhe ajo e fundit në drejtimin e kombëtares së Pancerave për Julian Nagelsmann. Përfaqësuesja gjermane nuk ka bindur në takimet e fundit dhe lamtumira e trajnerit shihet si opsioni më i mirë për ta. Edhe Nagelsmann do t’i pëlqente rikthimi në pankinën e një skuadre, pas aventurave të suksesshme me Hoffenheim dhe Lajpzig.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article