Pëson arrest kardiak sapo futet në det/ Humb jetën turistja në Durrës

1 year ago 57
Reklamë

Një grua ka humbur jetën në Durrës, pasi ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det.

Policia njofton se gruaja 60-vjeçe me iniciale S.V ka qenë turiste nga Bosnje Hercegovina.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read Entire Article