Pezullohen nga detyra mbi 20 policë nga Drejtoria e Korçës dhe e Kufirit/ Dyshohet se kanë abuzuar me fondet

3 months ago 5

Procedohen penalisht dhe pezullohen nga detyra mbi 20 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit.

Sipas burimeve nga prokuroria punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme.

Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article