Manchester City i ka barazuar shifrat në 1-1 në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Me të nisur pjesa e dytë, Citizens ndëshkuan Djajtë e Kuq.
Ishte Phil Foden, ai që realizoi një super gol nga jashtë zone, duke e lënë Andre Onanan me asnjë mundësi për ta stopuar topin.
Ishte Rodri që asistoi te talenti anglez, që realizoi për 1-1 në minutën e 56-të. /Telegrafi/
PHIL FODEN IS THE BEST PLAYER IN THE WORLD WHAT A GOAL CMON CITY pic.twitter.com/uvrKfAQj00
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) March 3, 2024