Pioli i kënaqur me paraqitjen ndaj Newcastles, flet edhe për marrëdhënien me tifozët pas debaklit në derbi

1 year ago 45
Reklamë

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United.

Rossonerët dominuan në takimin e zhvilluar në San Siro nga fillimi deri në fund të saj, por pa sukses pasi nuk e gjetën golin përkundër shumë tentimeve.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka mbetur shumë i kënaqur nga loja e futbollistëve të tij, por jo edhe nga rezultati përfundimtar.

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen që zhvilluam. E kontrolluam ne lojën, e dominuam Newcastle, teksa bëmë mirë edhe në mbrojtje. Ishim të rrezikshëm në sulm, por nuk ia dolëm t’i finalizonim rastet e krijuara”.

“Kishim një kundërshtar të fortë përballë, por ishim më mirë se Newcastle në çdo aspekt. Ishim intensivë, por edhe në aspektin kualitativ ishim mbi ta. Dolëm me kokën lart nga San Siro”, deklaroi Pioli pas ndeshjes.

Tutje Pioli foli edhe për tifozët kuqezi që mbetën të zhgënjyer në fundjavën që lamë pas pas humbjes së Milanit 5-1 në derbi.

“I vlerësoj shumë duartrokitjet e tifozëve, ashtu sikurse i kuptoj vërshëllimat. Inkurajimi i publikut ishte unik. Na dhanë shumë zemër. Sa keq që nuk arritëm të fitonim”.

“Kurrë nuk kisha frikë se skuadra nuk do të përgjigjej pas derbit. E diela ishte një ditë shumë e vështirë, nuk ishte e lehtë të flisje me ekipin. E bëra më shumë me individët sesa me grupin”, u shpreh Pioli. /Telegrafi/

Read Entire Article