Ndryshimet qeveritare të bëra në Kongresin e PS të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë sjellë lëvizje në disa institucione.
Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu.
Pirro Vengu u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Mbrojtjes dhe sot pas betimit tek presidentit do të nisë punën zyrtarisht në krye të këtij dikasteri.
Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.
Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.
Emërimi i tij u bë ditën kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb