Plagosën grekun në Selanik, arrestohen dy shqiptarë. Njëri prej tyre i arratisur nga Franca (Emrat)

4 months ago 11

Policia greke ka zbardhur një ngjarje të ndoshur në 5 nëntor 2023, kur në Halkidonia të Selanikut, u plagos me armë zjarri 26 vjecari grek Dimitriou Sampri. Pas hetimeve intensive të policisë greke, u arrit të identifikoheshin dy autorët e dyshuar.

Ata janë Altin Ibrahimi 41 vjeç dhe Edmir Semanjaku 38 vjeç.

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë mosmarrëveshjet mes Semanjakut dhe Samprit. Gjatë marrjes në pyetje Ibrahimi ka deklaruar se ka goditur me armë në tokë dhe jo drejt 26 vjecarit, ndërsa Semanjaku ka pranuar vetëm praninë në vendin e ngjarjes.

Policia sekuestroi edhe një automjet BMË në pronësi të Altin Ibrahimit, e cilq kishte shërbyer për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Altin Ibrahimi rezulton me precedentë të rëndë penalë. Në mars të këtij viti ai u kap në Thermi të Selanikut me 1 kg 62 gram kokainë.

Gjatë arrestimit ai paraqiti një dokument të falsifikuar me identitetin Dyonisios Vlahos.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën edhe 3 peshore, 5640 euro dhe dokumenta false ndërsa në mjet i’u sekuestruan 2 celularë.

Gjatë verifkimeve ai rezultoi se ishte në kërkim me urdhër arresti nga Prokuroria e Athinës për organizatë kriminale, falsifikim dhe dëshmi e rreme. Ai gjithashtu rezulton të jetë arratisur nga një burg në Francë në maj 2016 ku ishte arrestuar për trafik droge.

Ibrahimi rezulton me precedentë penalë në Greqi për organizatë kriminale, falsifikim, dëshmi e rreme, zhvatje, grabitje, vjedhjë të rëndë, zjarrvënie dhe armëmbajtje pa leje.
Edhe i arrestuari tjetër Edmir Semanjaku rezulton me precedentë penalë në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article