Një 49-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me një plagosje të kryer në vitin 2017.
Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim 49-vjeçarin, Duelim Kamberaj, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Duelim Kamberaj, 49 vjeç, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2017, ky shtetas ka dëmtuar me mjet prerës (sëpatë), shtetasin O. M..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb