Plagosja me armë në Krujë, ambulanca të pamundur mbërritjen në vendngjarje, familjarët transportojnë me makinën e tyre të plagosurin  

9 months ago 7

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa gazetari Juli Shota bën me dije për BalkanWeb se autoambulanca ka mbërritur deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit.

Sakaq, i plagosuri po transportohet me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article