Plani i Sylvinho përballë Çekisë

1 year ago 16
Reklamë
16:19 02/09/2023

Lojë e fortë dhe me strategji

Kundër Çekisë dhe Polonisë janë dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024 dhe për këtë arsye, trajneri i kombëtares shqiptare ka thirrur lojtarë me karakteristika të nevojshme për këto dy takime.

Abrashi është zëvendësuar nga Gjasula për shkak të fizikut të tij, ndërsa është rikthyer Odise Roshi pasi është shumë i aftë teknikisht, veçanërisht nga krahët. Tekniku beson se skuadrën e ka të ekuilibruar në të gjitha repartet.

“Kemi dy ndeshje të vështira dhe të ndryshme, shumë fizike dhe me cilësi teknike nga kundërshtarët tanë. Ne duhet ta përballojmë ndeshjen mirë, fort, dhe me strategji. Kemi ADN-në shqiptare, duhet të bëjmë ndeshje të mirë. Nuk më intereson sa e mbajmë topin, e rëndësishme është paraqitja dhe rezultati.”

Objektivi është kualifikimi, por Sylvinho nuk tregon se si i ka bërë llogaritë për sfidat e mbetura të kualifikueseve

“Nuk mund të bëjmë dot llogari në këto momente, bëhen në nëntor. Jemi 100% të fokusuar për Çekinë. Ka lojtarë shumë cilësorë. Mbase fitojmë, shkojmë për maksimumin. Për mua rëndësi ka të luftojmë fort. Futbolli ky është, mund të fitosh, mund të barazosh por e rëndësishme është të mos humbasësh.”

Të hënën do të nisin përgatitjet për ndeshjen me Çekinë duke shpresuar që të gjithë lojtarët të jenë kthyer në kohë nga impenjimet e fundiavës me klubet përkatëse.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article