Plani për “Old Trafford” e ri, çfarë kërkon të bëjë Ratcliffe

7 months ago 16
Reklamë
14:08 07/02/2024

Pronari i ri i Manchester United, Jim Ratcliffe dëshiron që ta shndërrojë stadiumin “Old Trafford” në “Wembley-n e Veriut” të Anglisë. Ai projektin e ka gati, ndërsa shpreson që të marrë edhe ndihmë nga fondet publike për ta vënë në zbatim. 71-vjeçari zotëron 25% të aksioneve të klubit, për të cilin ka bërë tifo gjatë gjithë jetës së tij.

Miliarderi britanik synon që jo vetëm të rrisë vlerën e “Djajve të kuq”, por edhe të përmirësojë impiantin e klubit dhe ta çojë kapacitetin në 90 mijë vende. Projekti është diskutuar edhe me kryebashkiakun e qytetit, Endi Burnhem. Sipas Daily Mail, autoritetet nuk kanë në plan që të investojnë paratë e taksapaguesve, por do të ndihmojnë United duke rishikuar taksat si dhe me planin rregullues.

Ratcliffe mendon se një nga klubet më të mëdha të futbollit botëror duhet që të ketë një shtëpi unike, që të rivalizojë me ato të rivalëve. Projekti mund të shkojë nga 1.2 miliardë deri në 2.35 miliardë euro për shtëpinë e re. Drejtuesit preferojnë që të ndërtojnë një stadium të ri, e selinë ta kenë te i vjetri, ndërsa zotërojnë hapësira të mëdha toke në periferi të qytetit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article