Moti me diell, temperaturat e larta ka bërë që Saranda të jetë ende vendi i frekuentuar edhe në këto ditë fund shtatori nga pushues të shumtë nga vendi dhe nga ata të huaj. Gjeografia e tyre janë të ndryshëm, si polakë por edhe italianë
“Unë jam nga Polonia. Polakët e dashurojnë Shqipërinë. Këtu është bukur. Saranda është një vend shumë i bukur. Më pëlqen koha, plazhet , vajzat. Është një vend ndërkombëtar. Ka qenë gjithnjë ëndrra ime të jem këtu, të shoh si jetojnë njerëzit, të shijoj ushqimet. Të shoh si është këtu…”.
“ Jam Methju, jam nga Polonia dhe e dashuroj Sarandën. Vendi më i mirë në botë. Ne kemi ardhur nga Polonia . Ne fillim vizituam Maqedoninë, pastaj Greqinë dhe tani jemi këtu në qytetin e bukur të Sarandës. Të jem i sinqertë ishte një zgjedhje e rastësishme . Nuk e di pse pikërisht Saranda, por është vendimi më i mirë që kemi marrë. Nëse do tw më duhet të them diçka për këtë qytet, do të them se është shumë i bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm. Kaluam 5 ditët më të bukura të jetës tonë këtu. Nëse dikush do të më pyeste se ku të shkoj për pushime, padyshim që do t’i rekomandoja Sarandën”.
“Saranda është e bukur. Një qytezë e bukur me një det të bukur. Do ta rekomandoja sepse edhe pse në fund të sezonit, sigurisht është më e qetë krahasuar me korrikun dhe gushtin dhe është akoma ngrohtë edhe në shtator. Çmimet janë të ulëta.Njerëzit janë të qetë, paqësorë dhe të përkushtuar ndaj turizmit. Prandaj gjithçka është e pastër. Sigurisht që do t’ua rekomandoj miqve . Sigurisht që do të shndërrohet në destinacion për të gjithë”.
“Jam italian. Saranda është qytet i bukur. Është qytet me këtë det të bukur dhe shumë të mirë. Saranda shof se është e vlerësuar edhe nga shumë turistë nga kombësi të tjera jo vetëm italianë. Të pushosh në Sarandë është gjëja më e mirë që mund të bësh në jetën tënde. Është bukur, është mirë, është edhe më lirë”.
Ndërkohë operatorët turistikë shprehen se sezoni i plazhit është zgjatur dhe prenotimet vijojnë ende edhe për muajin tetor.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb