Po gërmonin tokën për të nisur punimet, punëtorët gjermanë gjejnë 700 granata të vogla që nga Lufta e Dytë Botërore

8 months ago 35

Disa punëtorë të një firme ndërtimi në provincën lindore gjermane të Saksonisë kanë gjetur gjatë punimeve qindra granata të vogla të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas zbulimit të premten të disa granatave u thirrën ekspertët e asgjësimit të bombave.

Pas kësaj, punëtorët gjetën më shumë granata, kështu që numri i përgjithshëm u rrit përfundimisht në pothuajse 700. Predhat u hoqën menjëherë dhe u dërguan në një vend të sigurt për tu asgjësuar.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për mjete shpërthyese të njohura si “ëurfgranaten”. Këto janë granata të vogla që gjuhen nga një armë sinjalizuese.

Read Entire Article