Po izolonte tarracën, por harroi bombolën ndezur, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

11 months ago 20
Reklamë

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët, pasi bombola e gazit ishte lënë hapur, duke krijuar kështu një vatër zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë pasditen e së hënës. Rruga e ngushtë i ka vështirësuar punën zjarrfikëses që ka shkuar për ndihmë. Sidoqoftë situata është normalizuar pa dëme në njerëz.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e objektit dy katëshe në momentin që ndodhi ngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article