“Po të kthehesha mbrapa në 2009 nuk do bëja bojkotin”, Rama: U kuptua që të çon në fund të greminës

9 months ago 23
16:02 10/01/2024

Gjatë konferencës për media pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Lezhë kryeministri Edi Rama u shpreh se po të kthehej mbrapa në vitin 2009 nuk do ta bënte bojkotin. Rama tha se mendon që rezultati mund të ishte arritur edhe pa bojkot, por në kushtet që ndodhej atëherë ishte bojkoti më i aryeshëm.   

Kryeministri Edi Rama: Partizanë nuk ka atje, partizanët jemi ne. Nuk jemi të shtrënguar të bëjmë asgjë që i jep një goditje të re kulturës së shtetit dhe kulturës demokratike. Ju kujtohet ju kur ju thosha nëse ne do të hapim rrugë për shkak të bojkotit ne do të kemi bojkot non stop. Pse u varos bojkoti si mjet? Sepse u kuptua se bojkoti të çon ty në fund të greminës dhe pastaj rruga për të ardhur aty ku ishe është shumë e gjatë. Keni dëgjuar të thotë njeri se nuk do hymë në zgjedhje sepse u provua që ti mund të mos hysh në zgjedhje dhe e ha vetëm ti. Ndërkohë që vite të tëra ramë të gjithë pre e një inercie që na thoshte bojkot. Jam dëshmitar si miniprotagonist në këtë inerci.

Po të kthehesha mbrapa në vitin 2009 nuk do bëja bojkotin, me këto mend që kam sot. Po të kthehesha mbrapa me mend të atëhershme dhe të gjithë inercinë e atëhershme do të bëja bojkotin që ishtë bojkoti më i arsyeshëm mendoj unë për një shkak komplet të thjeshtë dhe që sot as nuk diskutohet më. Aëherë të thoje të hapim kutitë ishte krim. Mendoj që atë rezultat mund ta kishim arritur edhe pa bojkot, por jo me mendt e mia të atëhershme se si arrihet, me mendt që kam sot.

Ndërkohë i pyetur lidhur me ligjet për amnistinë penale dhe mandatin e komisionit të reformës zgjedhore Rama shprehu mendimin e tij.

Kryeministri Edi Rama: Është e padrejtë që njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për të gjitha arsyet natyrisht është një kosto. Nuk e meritojnë që të vazhdojnë të rijnë aty brenda si viktima të keqkuptimit, por nuk ka asnjë shanc që kjo të na bëjë në të pranojmë keqkuptimin. Të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve këmbëve duarve si instrumenta force të na imponohet për argument për të cilat ne nuk jemi dakord. E njejta gjë edhe për reformat zgjedhore. Po ka një afat komisioni do mbarojë afati dhe do bëjëm edhe pa komision. Komisioni nuk është një normë ndërkomëbtare, as europiane. Parlamente të tjera nuk ngrenë komisione parlamentare dhe nuk i kanë vënë detyrim vetes që të bjeri dakord gjithë parlamenti.

Kanë ndryshuar kohët. Një komision bipartisan me një partizan dhe shumë ballist nuk e bën dot. Kemi një partizan dhe shtatë ballist. Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist, por duket si ballist, i treti s’është dakord as me të parin as me të dytin, i katërti do të jetë edhe më të parin e të dytin e të tgretin, por nuk e merr parasysh faktin që duket si ballist. Mjafton që i pari i dyti, i treti të japin sinjalin e duhur dhe ata mund të kthehen nga ballist në baleria, nga balerina në veteriner…/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article