“Po vidhni dhe godinat”, deputetët e PD përplasen me Gardën te hyrja e Kryesisë. Berisha u flet pas kangjellave të Kuvendit

11 months ago 7
10:28 06/11/2023

Teksa pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ka pasur përplasje te hyrja e Kuvendit. Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të PD-së të futen brenda.

Bëhet fjalë për deputetët Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Gështenja të cilët janë përjashtuar nga seanca parlamentare pas incidenteve të së Enjtes së shkuar.

Gazment Bardhi: Më sillni vendimin e shkruar pse jemi përjashtuar

Ervin Salianji: Po na jepni leje të dalim të marrim ajër, të pimë ndonjë kafe. Pasi vodhët gjithë Shqipërinë, po vidhni dhe godinat.

Albana Vokshi: Një shkresë po kërkojmë, ça po bëni?!

Bledion Nallbati: Hape derën!

Ervin Salianji: Kanë vënë rregull që hyn ai që ka vjedh.

Ndërkohë që deputetët kërkojnë shkresën zyrtare të përjashtimit të tyre, kryedemokrati Sali Berisha flet nga brenda rrethimit të Kuvendit. Ai e quan këtë skenë një akt të turpshëm të regjimit të Edi Ramës.

“Ky akt i turpshëm, nuk mund të ndalohen në zyrat e tyre, nuk mund të ndalohen të mblidhen me grupin e tyre. Ju bëj thirrje shqiptarëve që ndjekin këtë skenë, të kuptojnë se cili është regjimi i Ramës sot”, u shpreh Berisha. /tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article