Pochettino pyetet për vizitën e pronarëve të Chelseat në zhveshtore, pas humbjes nga Aston Villa

11 months ago 13
Reklamë

Duke folur për atë që mendonte për bashkëpronarin e Chelseat, Behdad Eghbali që vizitoi dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Aston Villa, Mauricio Pochettino ka thënë se i pëlqen interesimi i tij për ekipin.

“Më pëlqen kur pronari vjen (në dhomën e zhveshjes)”, ka deklaruar fillimisht trajneri argjentinas.

“Mendoj se është mirë që pronari hyn në dhomën e zhveshjes. Është mënyra se si ata i afrohen lojtarëve, ajo që është më e rëndësishme. Nëse janë në një mënyrë të mirë dhe inkurajuese, atëherë mendoj se janë shumë të mirëpritur. Unë nuk e shoh në një mënyrë të keqe. Për mua është gjithmonë mirë nëse ata ndajnë me ne (stafin stërvitor) atëherë mund të përshëndesin lojtarët”.

“Dallimi është nëse ata kanë ardhur për ndonjë fjalim apo gjëra të ndryshme, atëherë ndoshta është ndryshe. Në mënyrën si kanë ardhur, sigurisht që janë shumë të mirëpritur. Ata zotërojnë klubin, ata mund të bëjnë çfarë të duan”, ka shtuar më tej Pochettino.

Duket se Poch nuk është aq i mërzitur me vendimin e pronarëve për të vizituar dhomën e zhveshjes dhe në fakt është mjaft i hapur për t’i parë ata të përpiqen të motivojnë lojtarët.

Ai do të shpresojë që lojtarët e tij të jenë të paktën mjaftueshëm të motivuar për t’u rikthyer në fitoret kundër Brightonit në ndeshjen e Carabao Cup të mërkurën. /Telegrafi/

Read Entire Article