Pogba do ta apelojë pezullimin: “I trishtuar, i tronditur dhe i thyer në zemër”…

7 months ago 5

Paul Pogba ka reaguar këtë të mërkurë ndaj pezullimit prej katër vitesh të vendosur ndaj tij, pasi doli pozitiv në testin e dopingut në fillim të sezonit te Juventusi, duke folur për një vendim të pasaktë që do ta shtyjë atë ta apelojë vendimin.

“Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar, që më është hequr gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time, si lojtar profesionist”,- nis mesfushori francez, në një postim të shpërndarë në Instagram.

Read Entire Article