Polemika në Fenerbahçe-Gallatasaraj

10 months ago 24
12:14 25/12/2023

Derbi i zjarrtë i Turqisë përfundoi 0-0, por ka debat për goditjen e shtyllës me kokë nga Icardi

Derbi i zjarrtë i Turqisë Fenerbahçe-Gallatasaraj përfundoi në barazim pa gola. Në përfundim të javës së 17 të Superligës turke, të dyja skuadrat kryesojnë me nga 44 pikë.

Sfida mes të dyja skuadrave ishte mjaft e fortë, me ekipet që dhuruan spekakël, por edhe polemika në përfundim të sfidës.

Mauro Icardi postoi një foto me syrin e zi, pas derbit të zjarrtë dëmtim që e pësoi pasi u përplas me shtyllën gjatë një aksioni për gol. Por sulmuesi argjentinas pati kritika me gjykimin që sipas tij, duhej të kishte dhënë penallti.

Sipas Ikardit, ata që e kanë sjellë futbollin turk në të tillë situatë, duhet që t’ju vijë turp. Por për Fenerbahçen të tilla pretendime janë “të sikletshme”.

“Po përpiqeni që të krijoni viktimizim nëpërmjet lojtarit që goditi shtyllën. Ne ia lëmë publikut që të gjykojë” ishte reagimi i klubit verdheblu.

Edhe kapiteni i Fenerbahçes Edin Xheko që iu përgjigj Ikardit, duke thënë se “Është tipike e Gallatasarajit, e sikletshme që qajnë për nje penallti, për një lojtar që goditi shtyllën”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article