Policët gjejnë portofolin me para dhe dokumente në rrugë, ia dorëzojnë qytetares

8 months ago 4

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjejnë dhe i dorëzojnë një shtetaseje, portofolin që i kishte humbur në rrugë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë patrullimit në territor, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë gjetur në tokë, një portofol me një shumë parash, karta bankare dhe dokumente identifikimi të një shtetaseje.

Punonjësit e Policisë e kanë dorëzuar portofolin, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, dhe pas verifikimeve të kryera është kontaktuar me shtetasen të cilës i kishte humbur portofoli.

Kjo shtetase është paraqitur në komisariat dhe ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin dhe korrektësinë e treguar.

#Nëshërbimdhenëndihmëtëqytetarëve🤝🏻👮🏻👮🏻‍♂️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article