“Policët shkelën mbi varre, u përplasën me dy banorë”, media greke raporton për ‘daljen’ nga burgu të Fredi Belerit: S’u lejua të…

9 months ago 28

Në një situatë të pazakontë, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka arritur të marrë leje për të dalë nga burgu. Shkak u bë humbja e gjyshes së tij. Mediat greke kanë pasqyruar atë që ka ndodhur në ceremoninë mortore të gjyshes së Belerit.

Protothema shkruan se Beleri arriti që të ishte në varrimin e gjyshes së tij vetëm 10 minuta, pavarësisht se i ishte dhënë një leje prej gjashtë orësh.

“Mësohet se Belerit nuk i është lejuar që t’i afrohet kortezhit mortor, pasi policia shqiptare nuk e ka lejuar një gjë të tillë dhe përkundrazi e ka mbajtur në kafazet jashtë varrezave. Sapo trupi i të moshuarës u transportua afër vendit ku do të prehej, më shumë se 20 policë e çuan Belerin aty, madje edhe duke shkelur mbi varre.”, shkruan Protothema.

Më herët banorët e Himarës të mbushur me indinjatë janë përballur me policinë për mënyrën e transportimit të Belerit në kafaz. Media shton më tej se punonjësit e policisë duke u larguar kanë goditur dy banorë të Himarës që ndodheshin jashtë varrezave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article