Kontrollet në banesën e një trafikanti droge në Larisa kanë zbuluar lëndë naroktike, euro dhe lekë, të cilat janë sekuestruar. Autoritetet greke njoftojnë se kanë bastisur banesën e një 42-vjeçari grek, tanimë të arrestuar, pasi dyshonin se ai ishte i përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve u gjetën katër pako me sasi kokainë me peshë totale prej 12.7 gram, së bashku me një pistoletë që kishte katër gëzhoja, karikator dhe një kuti plastike me 15 fishekë të tjerë.
Po ashtu, në banesë u gjetën 4645 euro dhe 900 lekë, të cilat vijnë nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike./vizionplus.tv/