Policia britanik theu derën e apartamentit për ta shpëtuar “foshnjën”, zbuluan se bëhej fjalë për kukull

8 months ago 23

Policët britanikë në Malvern, Worcestershire, hynë në banesën e Ava Prior, hobi i së cilës është të bëjë kukulla ultra-realiste, raporton Sky News.

Ava, e cila ndryshe është nënë e tre fëmijëve, ka thënë se: “nuk ishte aspak qesharak kur mësoi se çfarë kishte ndodhur”.

“Më është dashur ta ‘arnoj’ derën, të ndërrojë xhamin dhe disa orendi tjera”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Ava veshi njërën prej kukullave me një kostum, e vendosi në një karrocë dhe bëri një foto për t’i postuar në internet.

Ajo e la karrocën në tokë, fiku dritën dhe shkoi te një mik. Në të njëjtën kohë, e ëma e saj, me të cilën është vazhdimisht në kontakt, kishte tentuar ta telefonojë, por nuk kishte mundur për shkak të telefonit të fikur.

Duke u brengosur për sigurinë e saj dhe që nuk i lajmërohej në telefon, i telefonoi policisë dhe ua dha adresën e të bijës.

Policët panë nga dritarja kukullën që dukej si fëmijë dhe menduan se ishte një foshnje e lënë vetëm në shtëpi – kështu e thyen derën e apartamentit.

Kur mësuan se për çfarë bëhet fjalë, gjetën Avan dhe i shpjeguan gjithçka dhe i kërkuan t’i telefonojë të ëmës.

E për të parandaluar përsëritjen e një rasti të tillë, Ava vendosi në dritare mbishkrimet: “Këtu janë kukullat. Në shtëpi nuk ka fëmijë. Ju lutem mos bëni panik dhe mos e th yeni derën apo dritaret. Faleminderit”. /Telegrafi/

Read Entire Article