Policia shkoi për kontroll, por vrau qenin/ Divani dhe dyshemeja ‘larë’ me gjak, pamjet nga banesa e Eljon Hatos në Shkodër

9 months ago 21

Pamjet që shihni tregojnë banesën e Eljon Hatos, në një fshat të Shkodrës, ku forca të shumta policie ushtruan kontroll, në kuadër të një operacioni për kapjen e vëllait të pronarit, Eljon Hato, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi në një lidhje live për News24 se 6 furgonë policie shkuan për kontroll në këtë banesë, ndërsa nuk është hera e parë që kryen këto aksione.

Mësohet se gjatë kontrolleve, policia ka qëlluar me armë në drejtim të 2 qenve që ruanin banesën, njëri prej të cilëve ngordhi dhe tjetri u plagos. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, njolla gjaku ka kudo në shtëpi, në divan, por edhe në dysheme. Sakaq, pronari i banesës akuzon për bastisje policinë dhe për terror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article