Të paktën 26 persona u plagosën kur një politikan ukrainas hodhi granata dore gjatë një takimi në ndërtesën e komunitetit lokal në Keretsk, Transcarpathia.
Kamerat kapën momentin kur njeriu, i cili nuk bëhet i ditur, por thuhet se është asamblist në komunitetin lokal, nxjerr disa granata dore nga xhepi dhe më pas i hedh në dysheme.
Pjesëmarrësit e seancës në fillim nuk dukeshin të frikësuar, sikur nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, ose ndoshta mendonin se kolegu i tyre po hidhte bomba boshe, raporton t24.
“Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur 26 persona, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Personi që ka aktivizuar granatat po i nënshtrohet reanimacionit”, njoftoi policia.
Shpërthimi i granatave në ndërtesën e komunitetit lokal është cilësuar si një sulm terrorist, hetimet e të cilit po i kryen Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), njoftoi në Facebook Departamenti i Komunikimit i Policisë së rajonit Zakarpatya.
Sipas informacioneve jozyrtare, sulmi është kryer gjatë një seance ku asamblistët po diskutonin për buxhetin e vitit 2024. Dyshohet se sulmuesi është kryer nga zyrtari i partisë “Shërbëtori i Popullit”, ku kryetar është Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/
🚨 BREAKING: UKRAINE DEPUTY DETONATES GRENADE IN COUNCIL MEETING
— Clown World ™ 🤡 (@ClownWorld_) December 15, 2023