Porositi vrasjen dhe i shkoi në varrim, kurora me lule që i la Murseli bashkëshortes: Të kujtojmë me mall

10 months ago 8

Liridona Murseli, u vra në sy të dy fëmijëve të saj të mitur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

I pranishëm ishte dhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro, për të vrarë Liridonën.

Fillimisht ai deklaroi se kishi rënë pre e një grabitjeje dhe mori pjesë në ceremoninë mortore të 30-vjeçares.

Ai la një kurorë me lule mbi varrin e së ndjerës ku htuhet “të kujtojnë me mall djemtë dhe burri jot, Naimi.”

Disa orë pas ceremonisë ai u arrestua pasi dyshohet se është porositës i krimit.

Së bashku me të u arrestua edhe autori i dyshuar i cili ka qëlluar në drejtim të Liridonës, Granit Plava si dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Plava deklaroi dje para hetuesve se u pagua 30 mijë euro na Naimi për të kryer vrasjen. Sipas tij 15 mijë eruo ia kishte dhënë para krimit dhe 15 të tjera pasi “ta kishte mbaruar punën”.

Read Entire Article