Portieri i Ajaxit, Diant Ramaj, ka pësuar dëmtim duke humbur sezonin

6 months ago 8

Portieri i Ajaxit, Diant Ramaj nuk do të jetë në gjendje të luajë për Ajaxin në pjesën e mbetur të sezonit.

Portieri 22-vjeçar u rrëzua në ndeshjen ndaj Go Ahead Eagles të enjten mbrëma pas një dueli me Finn Stokkers.

Kjo e la atë me një frakturë në bërrylin e majtë, që do të thotë se sezoni aktual ka shumë gjasa të ketë përfunduar për të.

Get well soon, Diant ❤️

Ramaj will not be in action for Ajax for the time being. The goalkeeper got injured during Thursday's match against Go Ahead Eagles. This left him with a fracture in his left elbow, which means that the current season is most likely over for him.

— AFC Ajax (@AFCAjax) April 5, 2024

“Pata një rënie të keqe nga një duel ajror. Fatkeqësisht u lëndova në bërryl. Nuk do të mund të luaj për të paktën javët e ardhshme. Sigurisht që shpresoj të arrij të luaj akoma, do të bëj gjithçka që ta bëj, por ndoshta do të jetë e vështirë”, ka thënë Ramaj.

Ramaj u transferua nga Eintracht Frankfurt te Ajax verën e kaluar.

Portieri ka luajtur 31 ndeshje për Ajax që nga ardhja e tij, duke fituar një vend në formacionin bazë.

Ramaj shihet si portier me të ardhme të madhe dhe FFK ka provuar ta afrojë, por ai pret Gjermaninë. /Telegrafi/

Read Entire Article