Zv. kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar për “Top Story” se vetëm njohja reciproke mund t’i japë fund tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pjesë nga biseda:
Ka pasur qartësi se çfarë është kërkuar nga negociatat, çfarë është pretenduar nga qeveria Kurti në negociata?
Gërvalla: Një gjë është e pandryshuar; si para se të vinim edhe pasi erdhëm në pushtet, mbetet e pandryshuar fakti se vetëm njohja reciproke mund t’i japë fund tensioneve. Dhe vetëm nëse Serbia e pranon që kufijtë e Ballkanit nuk ndryshohen, dialogu mund të finalizohet me një njohje të përbashkët.
Duke ditur këtë fakt, negociatorë qoftë në Bruksel dhe në Uashington, na kanë sygjeruar që të gjejmë një hap të përbashkët që njohja të vinte gradualisht.
Ne kemi pranuar propozimin franko-gjerman. Një propozim që na e kanë sygjeruar ndërkombëtarët. E kemi shqyrtuar si propozim dhe e kemi pranuar me idenë se partnerët tanë, aleatët e Kosovës nuk mund të na zhgënjejnë.
Ne patëm një plan se si mund ta miratojmë këtë marrëveshje, dhe më pas kur ishim gati na u tha që do të nënshkruhet më vonë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Ohër. Kosova ishte e gatshme ta firmoste dhe Serbia u tërhoq.
Ku e kishte associacionin marrëveshja?
Gërvalla: Ajo ka pikën 10. Por nuk është vetëm ky problemi. Aty kërkohet zbatimi i marrëveshjeve të shkuara me predispozitën që të shkojmë drejt njohjes.
Nëse ata flasin për asociacion, pse BE nuk flet për urën e Mitorvicës? Edhe ajo është pjesë e marrëveshjeve të shkuara.
Me njohjen defakto ne mund t’i kërkojmë këto. Mirëpo, një gjë të jetë e qartë; as në Bruksel, as në Ohër ne nuk kemi lidhur me Serbinë marrëveshje asociacioni. Nëse këto marrëveshje interpretohen sikur po flasim për asociacionin, atëherë është shumë gabim.
Top Channel