Premier League ka futbollistët më të shpejtë

7 months ago 23
Reklamë
20:38 26/01/2024

Kryeson renditjen me mesatare 28.81 km/h

Në Premier League janë futbollistët të cilët vrapojnë me shpejt se në çdo kampionat.

Sipas raportit të Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport shpejtësia mesatare e lojtarëve të kësaj lige është 28.81 kilometra në orë.

Mënyra se si luhet në Angli vendoset në aspektin fizik të futbollistëve. E dyta është liga braziliane me 28.65 kilometra në orë dhe podiumin e plotëson Superliga e Zvicrës me 28.57 kilometra në orë.

Serie A është e katërta, kampionati francez i shtati dhe La Liga mbyll top 10-shen me lojtarët që vrapojnë me të njëjtën shpejtësi mesatare si në Çeki.

CIES ka analizuar 36 kampionate në të gjithë botën.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article