Presidenti i Napolit nën hetime për falsifikim të dokumentave

11 months ago 14
Reklamë

Disa mediume në Itali po pretendojnë se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është nën hetime nga policia për falsifikim të dokumentave në marrëveshjen që e solli  sulmuesin nigerian Victor Osimhen në Itali në vitin 2020.

Osimhen kaloi tek Napoli nga ekipi francez Lille për shumën e 71 milionë eurove, por 20 milionë nga këto përbëheshin nga katër lojtarë të cilët u këmbyen nga skuadrat. Dyshimet tani rëndojnë mbi faktin se pagat e këtyre lojtarëve janë rritur me qëllimin e vetëm që të përfitohet më shumë.

Policia e financave në Itali, ‘Guardia Di Finanza’, grumbulloi të gjitha dokumentet e marrëveshjes në bashkëpunim me policinë e rendit në Napoli dhe në Francë.

Prosecutors at the Rome Public Prosecutor's Office have placed Napoli President Aurelio De Laurentiis on the register of suspects on charges of false accounting.

This is a due act after the transmission of the acts by the Neapolitan prosecutors. The proceedings are those related… pic.twitter.com/MuSpwxwWNE

— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) September 26, 2023

Lojtarët të cilët u përfshinë në marrëveshjen mes dy klubeve janë portieri Orestis Karnezis dhe tre lojtarë nga akademia, por që asnjëri nga ta nuk u paraqit me ekipin e Lille.

De Laurentiis është në krye të klubit italian që 20 sezone, ku në 15 prej tyre morën pjesë në garat evropiane. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar pesë trofe dhe ka nënshkruar me plotë 209 lojtarë.

Napoli momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit në Serie A me tetë pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Read Entire Article