Prezantohen medaljet olimpike, mbartin simbolika edhe pjesë të Francës

7 months ago 33
Reklamë
23:55 08/02/2024

Sportistët medalistë në Olimpiadën e Parisit do të shpërblehen me një pjesë të Kullës Eifel. Këtë të enjte janë zbuluar medaljet e ngjarjes më të madhe sportive në glob, të cilat kanë si pjesë përbërese një emblemë gjashtëkëndëshe e prodhuar nga metali i monumentit emblematik të Parisit.

Ideja ka qënë të lidheshin Lojërat Olimpike me simbolet e Francës dhe dëshira ishte që atletët të merrnin me vete një pjesë prej këtij vendi.

Të dizejunara nga argjendari Chaumet, pjesa gjashtëkëndore 18 gram, që përfaqësojnë formën e Francës në hartë. Copat e metalit nga Kulla Eifel kanë qenë të ruajtura për vite në një magazinë vendndodhja e së cilës është sekret.

Pjesa e pasme e medaljeve paraqet perëndeshën greke të fitores, Niki, duke ecur përpara, me Akropolin në njërën anë dhe Kullën Eifel në anën tjetër.

5084 medaljet janë prodhuar nga Monnaie de Paris, institucioni francez shtetëror i prodhimit të monedhave.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article