Prezantohet Dinamo City

1 year ago 20
Reklamë

22:22 25/08/2023

Luigi di Bagio flet si trajner i bluve

Që prej këtij sezoni klubi i tretë i kryeqytetit do të quhet ‘Dinamo City’. Është prezantuar këtë të premte logoja e re e skuadrës blu të Tiranës.

Ka ndryshuar edhe fanela e parë e skuadrës që tashmë është kthyer në bojëqielli.

Në një ceremoni të veçantë, presidenti i skuadrës Ardian Bardhi shprehu besimin se Dinamo do të kthehet në epokën e lavdishme.

Besimi i klubit blu është mbështetur tek trajneri i ri i ekipit, italiani Luigi Di Biagio.

“Për momentin nuk mund të garojmë për vendet e para të renditjes. Skuadra do të jetë në rritje dhe mua do të më duhet t’i bëj të luajnë mirë dhe të arrijmë në rezultate të rëndësishme. Është normale që ka skuadra më të forta se ne. Ndoshta pas dy muajsh do të flasim ndryshe. “

Tekniku është realist, për projektin që i duhet të zbatojë.

“Për mua do të jetë një sfidë e madhe. E di historinë e Dinamos së 15 viteve të fundit. Kemi një projekt që në dy ose tre vite të arrijmë nivelet maksimale. Por duhet të jem i sinqertë. Këtë vit do të jetë viti i ndërtimit.

Ai madje pranon pa drojë se ka shumë çështje me të cilat do të duhet të merret vetë.

“Gjithnjë duhet të përmirësohemi. Për momentin do të punojmë me këta lojtarë. Presim edhe ndonjë tjetër. Por jam i përgjegjshëm për problemet që kemi. Jam optimist, por jam i përgjegjshëm që duhet të vë dorën në shumë gjëra. Gjithsesi kam entuziazmin dhe dëshirën e duhur.”

Dinamo do nisë sezonin këtë të dielë në derbi me Tiranën. Do të jetë si një goditje, jo vetëm për trajnerin…

“Me Tiranën do të shohim menjëherë se në çfarë pike jemi. Tirana është një skuadër e madhe, ka lojtarë shumë të mirë dhe një trajner të madh. I kam parë të luajnë dhe më janë dukur shumë të fortë. Do të shohim që në ndeshjen e parë se ku jemi.”

Një detyrë të rëndësishme dhe delikate ka Haris Fakic, në rolin e drejtorit sportiv të klubit.

Pas javës së parë të kampionatit, do të vijnë ndeshjet e kombëtares dhe disa ditë pushimi do t’i bëjnë mirë Dinamos për të bërë rregullimet e nevojshme.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article