Prezantohet projekti Thethi si një destinacion europian turistik/ Rama: Ruani me fanatizëm trashëgiminë…

4 months ago 5

Projektet për Thethin si një destinacion europian turistik, krahas përfitimit të titujve të pronësisë për shtëpi e bujtina, si dhe të një sërë masave të përfshira në paketën e maleve, e cila po përgatitet dhe është drejt përfundimit, – janë pjesë e objektivit të qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone të veriut, duke krijuar një ekujlibër midis natyrës, zhvillimit turistik, ekonomisë, kulturës dhe komunitetit.

Në takimin e Kryeministrit Edi Rama me banorët e Thethit u prezantua projekti për Thethin e së nesërmes, që në harmoni me të gjitha elementët e tjerë, do ta lehtësojë vendimin e shumë emigrantëve të këtyre zonave, që të kthehen dhe me kursimet e tyre të bëjnë më shumë ekonomi se sa në emigracion.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama tha se shtëpia dhe bujtina janë për ju një motor ekonomie që funksionon bashkë me gjithë çfarë ka rreth e rrotull.

“Prandaj, do ta përsëris që çfarë ka rreth e rrotull ju duhet ta ruani me fanatizëm, ju vetë sepse çdo gjë që preket rreth e rrotull gabim ia ul fuqinë motorit të ekonomisë që është i juaji privatisht. Dhe ashtu siç e keni trashëguar ku në atë kohë ku ndërtonin kullat stërgjyshërit tuaj nuk ishin as të dalë nëpër botë siç jeni shumë prej jush këtu, nuk kishin as studio arkitekture, por ama po t’i shikosh, shihe këtë lloj kryevepre deri tani nuk e ka arrit asnjëri këtu ose si kjo edhe gjithë çfarë janë më të vjetrat sepse janë vepra të bëra në përshtatje me klimën, në përshtatje me kulturën e jetesës, në përshtatje me dinamikat sociale, me frëngjitë e vogla etj dhe duhet të marrim maksimumin e kësaj.

Turistët nuk vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë tjetër, vijnë këtu pikërisht për këto karakteristika. Dhe prandaj këto karakteristika duhen ruajtur me fanatizëm dhe çdo gjë e re që bëhet, çdo gjë moderne që bëhet duhet t’i respektojë këto elementë, jo për t’i bërë njësoj si ato, por edhe elementët e tjerë që futen duhet ta pasurojnë, por jo të bëhen këtu gjëra që mund t’i gjesh edhe në Tiranë, edhe në Korçë sepse ky është një vend që ka karakteristikat e veta”, tha Rama.

RamaRama

Fjala e Kryeministrit Edi Rama

Duhet  të keni parasysh mirë që kjo nuk ndalet, pra nuk është se ne bëmë këtu dhe tani po ikim se thashë nuk iki unë, harrojeni! Kështu që do ta vazhdojmë. Ju thashë që janë sot 200 certifikata por janë dhe 90 të tjera që duhet të plotësohen, janë dy kategori që kanë problemet e tyre, ashtu sikundër tani prezantuam këtë vizion, nuk është një projekt i përfunduar dhe dua ta falënderoj Fionën. Fiona është zëri që dëgjuat i arkitektes, e cila punon ngushtësisht bashkë me ekipin e saj me Benetin në Bashkinë e Shkodrës. Kanë bërë një projekt shumë të bukur për Zdralen në Shkodër. Ky është një tjetër projekt dhe ndërkohë është koha që ne t’i vendosim gjithë këtij territory, jo vetëm Thethit mbi kokë një arkitekt që të ndjekë punët, të monitorojë sesi zhvillohen gjërat, të bashkëpunojë me ju, të bashkëpunojë me studiot e ndryshme që ju merrni për të bërë projektet në mënyrë që gjërat të bëhen sa më mirë.

Kështu që unë do doja një duartrokitje për punën e bërë nga Fiona dhe ekipi i saj.

E ndërkohë disa gjëra. E para, kjo që demonstruam është një vizion për të cilin ne kemi nxjerrë dhe fondin. Projekti do detajohet më shumë, ka disa gjëra që do të përmirësohen për shembull gjithë ato xhadetë që patë, ato do rishikohen, që të bëhen shumë më të përshtatshme për ju sepse këtu ka shumë dëborë edhe këtu ka shumë lëvizje të materialit, ju e dini shumë mirë nga dimri në verë nga vera në dimër kështu që ne do përpiqemi bashkë me arkitektët ta shfrytëzojmë këtë dinamikë natyrore për të pasur një ndërhyrje ku të përputhen të dyja. Ku guri që vendoset aty për kalldrëm dhe materiali natyral që është aty të bashkëjetojnë dhe të mos jenë rrugë kalldrëmi siç janë në Gjirokastër për shembull pasi kemi parë në disa pika aty ku klima është e egër në dimër e ku ai kalldrëmi nuk është i përshtatshëm nëse vendoset në mënyrë uniforme.

CaptureCapture

Ky është një detaj për t’ju thënë që projekti do pasurohet, do përmirësohet dhe ne do ta bëjmë punën tonë, nuk diskutohe, por ajo që është e rëndësishme është që ju duhet ta kuptoni që pasuria juaj nuk është thjeshtë shtëpia, nuk është thjeshtë bujtina. Shtëpia dhe bujtina janë për ju një motor ekonomie që funksionon bashkë me gjithë çfarë ka rreth e rrotull. Prandaj, do ta përsëris që çfarë ka rreth e rrotull ju duhet ta ruani me fanatizëm, ju vetë sepse çdo gjë që preket rreth e rrotull gabim ia ul fuqinë motorit të ekonomisë që është i juaji privatisht. Dhe ashtu siç e keni trashëguar ku në atë kohë ku ndërtonin kullat stërgjyshërit tuaj nuk ishin as të dalë nëpër botë siç jeni shumë prej jush këtu, nuk kishin as studio arkitekture, por ama po t’i shikosh, shihe këtë lloj kryevepre deri tani nuk e ka arrit asnjëri këtu ose si kjo edhe gjithë çfarë janë më të vjetrat sepse janë vepra të bëra në përshtatje me klimën, në përshtatje me kulturën e jetesës, në përshtatje me dinamikat sociale, me frëngjitë e vogla etj dhe duhet të marrim maksimumin e kësaj.

Turistët nuk vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë tjetër, vijnë këtu pikërisht për këto karakteristika. Dhe prandaj këto karakteristika duhen ruajtur me fanatizëm dhe çdo gjë e re që bëhet, çdo gjë moderne që bëhet duhet t’i respektojë këto elementë, jo për t’i bërë njësoj si ato, por edhe elementët e tjerë që futen duhet ta pasurojnë, por jo të bëhen këtu gjëra që mund t’i gjesh edhe në Tiranë, edhe në Korçë sepse ky është një vend që ka karakteristikat e veta. Dhe vij tek ajo që tha Mirela, që është kjo është e gjitha Park Kombëtar, pra nëse e shohim ligjin në mënyrë strikte, këtu s’duhet të ishte prekur asnjë gjë, zero. Këtu s’duhet të kishte ndërtuar askush asnjë gjë. Dhe ajo që nuk kuptojnë ata që iu kundërvunë ndryshimeve që ne bëmë në ligj është që ndërkohë këtu jetojnë njerëz. Këtu ka familje, këtu ka fëmijë që lindin, këtu ka të rinj që martohen, këtu ka të tjerë që duan të kthehen dhe këta patjetër që nuk do vijnë të rrinë të shohin qiellin dhe natyrën edhe të mos kenë mundësi të nxjerrin përfitime. Pra këto të dyja duhen kombinuar.

Pra në zonat e mbrojtura nuk është fare e vërtetë që njerëzit janë pjesë e pyllit njësoj siç është edhe fauna ose siç janë dhe lulet. Njerëzit janë aty për të pasur një jetë më të mirë dhe kanë nevojë të bëjnë investime, ama duhet shumë shumë kujdes dhe duhet shumë shumë përgjegjshmëri që ato investime të jenë vlerë e shtuar të mos jenë dëme për natyrën.

CaptureCapture

Kërkesa këtu do vijë duke u rritur për vit, do ketë gjithmonë e më shumë turistë që do duan të vijnë, ju thashë, do të rriten çmimet detyrimisht sepse nuk mund dot këtu të bëhet një vend që të vijnë aq turistë sa shkojnë në Durrës, por unë po ju them që po aq turistë sa shkojnë në Durres në një ditë të caktuar do vijnë dhe këtu, atëherë do të rritet çmimi, atëherë do të përfitoni ju dhe përfitimi do të rritet duke e ruajtur me fanatizëm këtë që keni dhe duke i bërë gjërat e reja të atilla që të jenë po kaq cilësore dhe harmonike me atë që keni. Shikoni Korsikën. Korsika është një destinacion turistik i jashtëzakonshëm. Korsika është një nga vendet që e ka ruajtur me fanatizëm traditën e vet. Në Korsikë nëse shkon bën një ndertin pa leje të vijnë të vënë bombat banorët. Bombat dinamit, deri në atë ekstrem. Nëse hedh një gjë në tokë, gjënë më të vogël në tokë në pazh është gjoba më e rëndë që është në gjithë Mesdheun, për një bisht cigare dhe të gjithë banorët e Korsikës janë aty roje.

Nuk të lë ai që kalon aty, ti të kesh ardhur turist apo të kesh ardhur vizitor dhe të hedhësh bishtin e cigares se të vjen të kap atje dhe të sjell policinë, që është kuptimi i pasurisë së përbashkët si pasuri edhe e familjes sepse nga ajo pasuri e përbashkët buron dhe mirëqenia e familjes. Nëqoftëse këtu merren priten pemët nuk është me e njëjta gjë edhe vlera e pronës suaj bie. Po ju jap një shembull brutal se e di që ju nuk prisni pemë, por po e sjell si shembull dhe po kështu vlen dhe çdo gjë që ndërtohet këtu. E treta, unë e di shumë mirë që ju keni probleme me energjinë elektrike dhe nga njëra anë ne kemi projektin, e tha Dritani, që kemi marrë dhe financimin për të bërë linjat nga Dedaj-Kopliku-Razma se ashtu e kam unë në mendje destinancionin tjetër fantastik deri në Bogë dhe sigurisht do vijmë dhe më lartë por sigurisht duhet të gjejmë dhe rrugën e energjisë së rinovueshme.

Këtu me këtë diell që është në një pjesë të madhe të kohës mund të prodhosh energji, por ama e para duhet të ruhemi nga dëmtimi i arkitekturës nga panelet dhe e dyta shteti në atë paketën e maleve që thashë do t’ju japë juve mundësinë që të keni mbështetje, të keni lehtësira për panelet që do të bëni. Pra kush ka një bujtinë apo do bëjë një bujtinë me leje, cilësore atëherë do aplikojë për panele, do të mund të ketë një mbështetje ekstra sepse përndryshe është një investim që në fazën e parë shkon shtrenjtë.

CaptureCapture

E njëjta gjë me bankat,disa nga djemtë këtu kanë marrë kredi me 10 e 12% , është shumë, është shumë e rëndë. Atëherë duhet të ndërhyjë shteti, por të gjitha këto shkojnë në harmoni me çfarë juve nga ana juaj do të sillni këtu. Ne nuk duam si shtet lekë nga ju prandaj edhe atë pjesë që tha Mirela, që është tipike për agroturizmat, ne në zonat malore të specifikuara, do ta fillojmë një herë nga ky park kombëtar që shtrihet në të gjitha territoret që tha Mirela, do të bëjmë një sistem edhe më të lehtë taksimi. Sot, tipikisht ju do të paguani TVSH 20%, apo jo? Në restorant etj, në hotel. Nëse ju certifikoheni si agroturizëm duke pasur titullin e pronës dhe duke pasur edhe shërbimet, juve ju bie që të paguani një TVSH 6%. Ndërkohë që tatim-fitimin e keni vetëvetiu përsa kohë jeni biznes i vogël, e keni 0, por ne duam të bëjmë diçka më shumë se kaq. Duam t’ju heqim çdo taksë për lejet e ndërtimit, duhet t’ju heqim çdo taksë për çdo gjë, do t’ju heqim çdo lloj burokracie në mënyrë që ata që thonë ‘’hë,dua të vij por s’kam këtë e s’kam atë’’ ta kuptojën që këtu e kanë vendin. Në gjithë këtë zonë dhe në të gjitha zonat me këto potenciale njerëzit do të kthehen gjithnjë e më shumë. Ja, tani takova një vajzë që e shoh atje që jeton në Austri , që do të kthehet këtu dhe ka një problem me trashëgiminë e pronës që nuk është shtëpi e ndërtuar por është një rrënojë aty. Dhe për këtë arsye hyn në atë grupin e atyre problemeve të tjera që ne do t’i trajtojmë dhe shumë shpejt do t’i zgjidhim, por dhe Austria duhet të vijë këtu familjarisht. Pse do të vijë nga Austria këtu familjarisht? Është pa punë në Austri? Nuk është pa punë në Austri, po sepse llogaria del më mië këtu sot dhe për këtë arsye unë iu them që personalisht dhe bashkë me qeverinë do të angazhohemi përditë siç jemi angazhuar në fakt, por tani shumë nga gjëra që kanë qenë shumë të ngatërruara i kemi sjellë në pikën ku po zgjidhen dhe prandaj edhe kjo që s’ndodhi sot, nuk ishte se erdha unë dhe për një muaj Cristiano Ronaldos, siç tha ai, por sepse shumë gjëra ishin vënë në vijë. E prandaj dhe erdha,se ku të vija përpara e të më vinit përpara e të më dilte Mirashi e të më thoshte :”ore, ti duhet të ikësh,more burrë’’. Ç’a t’i thosha unë atij? Atij s’i them gjë as sot unë se 5 minuta pasi mori certifikatën, e harroi certifikatën e tani thotë ‘’ec se s’kemi gjë atje’’, por ama kjo është vërteta.

CaptureCapture

Në mbylje dua ta përsëris, ne nuk kemi zgjedhje për bashkinë, zgjedhjet për bashkinë i kemi bërë, por pa Benetin, pa bashkinë e Shkodrës, kjo punë nuk bëhej. Nuk bëhej. Dhe kjo vlen që të kuptoni që vota nuk është tifozllëk. Ta thashë, partinë mbaje në zemër, flamurin e partisë vërë po deshe e mbulo krevatin, fli me flamurin; ata, zgjidhe vetë kryetarin se s’dihet se kush është , vëre dhe atë tek dhoma e gjumit, si të duash ti por kur vjen puna tek vota, qeverinë, se qeveria t’i bën punët dhe po të mos kishte ndryshuar vota në Shkodër, s’do ishin bërë githë këto gjëra,është shumë e thjeshtë, nuk do ishin bërë dot.

Po mos t’i kishin thirrur mendjes shumë demokratë, “ore, ne na duhet Shkodra, nuk na duhet tani të vazhdojmë edhe 30 vjet të tjera ashtu’’, nuk do ishin bërë këto gjëra, është shumë e thjeshtë. Pastaj thashë, partitë shkojnë e vijnë, përveç tonës. Jona as ikën e as vjen, është këtu. Jo, more sot për sot, nesër për nesër, po vazhdo,rri aty në diell e thuaj sot për sot. Sot për sot e nesër për nesër. Po nuk ka rëndësi, more, partinë mbajeni ju për qejf, po për punë qeverinë, kështu që e thashë këtë në fund për t’iu thënë që duhet ta kuptojmë qartë që kjo s’është punë tifozllëku.kjo është punë pune. Nuk e bën Beneti punën nesër, nuk e bëj unë nesër, ndërroje, por jo, shko pas berihait e mos bëj punë. Beneti tha për rrugën atje, nuk e përmendi Komanin se ka filluar të bëhet kështu provincial shkodran, vetëm Shkodrën, por bëhet fjalë për rrugën e Komanit, Benet,po e ka bashkia tjetër, mos u bëj xheoz. Kështu që edhe atë do ta bëjmë. Gjoni është ai? Me ke rrokanis kokën për rrugën e Dukagjinit kur të erdha atje. A po bëhet rruga e Dukagjinit? O Gjon! Sa fëmije ke ti? Ti i ke bërë menjëherë prandaj i do të gjitha menjehrë ti, ne i bëjmë me radhë. Ti je në rregull, ti je i vetmi që të falet, më kape mat, se ti i ke bërë menjëherë e kujton se të gjithë i bëjnë menjëherë. Jo, mor vëlla, të gjitha këta i kanë bërë me radhë. Dhe unë me radhë i kam bërë, madje kam mbajtur radhë shumë për të bërë atë të voglin fare, kështu bqë avash-avash. Ti e do rrugën e Gjakovës binjake me këtë rrugën e Dukagjinit. i do menjëherë, por ti ke dhënë prova që i bën, ne s’i bëjmë dot menjëherë. Kështu që do ta bëjmë dhe atë.

Shumë faleminderit të gjithëve, shumë respekte!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article