Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë. Rama mban të veshur një tunikë dhuratë nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, i cili e ka ftuar për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Postimi i Ramës:
Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme😊🇦🇱🙏🇸🇦😍
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb