Prindërit thonë se bija 13-vjeçare shkarkoi aplikacionin TikTok dhe pas gjashtë muajsh kishte vdekur

10 months ago 42

Prindërit e shtangur të adoleshentes britanike shpresojnë një ligji për sigurinë e fëmijëve ‘Online’ do të mbrojë të tjerë nga tragjedi të tilla.

“Babi a mund të shkarkoj TikTok?” kishte pyetur Maia Walsh të atin, pesë muaj pasi kishte mbushur 13 vjeç.

Babai Liam kishte kontrolluar limitin e moshës së aplikacionit dhe besonte se vajza e tij do ta përdorte me maturi.

Ashtu si adoleshentë të tjerë dhe Maia shpesh refuzonte thirrjet e fëmijëve që i kërkonin të mos qëndronte shumë mbi celular, dhe kalonte disa orë në botën virtuale.

Por gjashtë muaj më vonë zoti Walsh mori telefonatën që do ta trazonte përgjithmonë.

“Maia ka vdekur,” ulëriti nëna e tij, teksa e bija kishte vrarë veten tre javë para ditëlindjes së 14-të.

13-vjeçarja me nota të shkëlqyera në shkollë luante lojra në rrjet, por babai thotë se ‘ishte një fëmijë normal derisa nisi TikTok’.

Walsh është vetëm një nga prindërit e familjarët që kanë humbur fëmijët e tyre në rrethana të influencuara nga rrjetet sociale.

Shefja e rregullatorit Ofcom, Dame Melanie Dawe thotë se “nuk duhet humbur asnjë moment” për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve online, duke filtruar jashtë materiale si abuzimi seksual, përmbatjet e dhunshëm apo të joshjes e manipulimit.

Babai i vajzës tragjike Walsh kërkon tashmë transparencë të plotë për të dhënat e Maia online para vdekjes, ndërsa grupi Tiktok thotë se ka një periudhë 90 ditore të drejtë të mbajtjes së tyre, kohë në të cilën mund të ndodhin spastrime të elementëve inkriminues.

48-vjeçari thotë se ka parë të paktën 2 video që ‘zbukurojnë vetëlëndimin’ në kërkimet e të bijës, shkruan rrjeti vendas The Independent.

“Dua të di kush nxiti fëmijën tim të bëjë diçka kaq shkatërrimtare, Maia ka vdekur, unë dua një shans të zbuloj se përse”.

TikTok thotë se punon me dy organizata për të spastruar përmbajtjet e rrezikshme dhe se kërkon informacione nga përdortuesit për probleme të tilla.

Por familja Walshes nuk janë të vetmit në dhimbje për këtë shkak.

Isaac Kenevan

Isaac Kenevan ishte një adoleshent tipik që adhurojnë sportet e lojrat. Por në mars mjeku ligjor tha se ai kishte vdekur nga një aksident fatkeq, pasi nëna e tij Lisa e gjeti të pajetë në dyshemenë e banjës.

Familjarët e tij nga Essex në veri të Londrës thonë se vdekja e tij ishte pjesë e lojërave të sëmura që joshin fëmijët në sfida “vetëmbytjeje” online, dhe policia gjeti dy video të tilla në celularin e tij.

Ndërsa Olly Stephens ishte një fëmijë nga një zonë e qetë e Reading që ra viktimë e kulturës së bandave të adoleshentëve online.

13-vjeçari u bë objekt i shantazhit ku viktima turpërohet në kamera online, dhe me pamjet i bëhet shantazh. Banda e adoleshentëve nisi ta kontrollonte e të abuzonte me Olly derisa një pasdite të diele më 3 janar 2021, i tha lamtumirë prindërve të tij dhe nuk u kthye më kurrë./TheIndependent/

Top Channel

Read Entire Article