Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Elite Round, dy gjigantë të futsallit botëror zbarkojnë në Kosovë

10 months ago 38
Reklamë

Sot (e enjte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Elite Round, ku FC Prishtina 01 ka mësuar kundërshtarët e grupit.

Kampioni i Kosovës, do të luajë në grupin B së bashku klube të njohura me Benfica (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan), Dobovec (Sllovenia).

Portugezët dhe klubi nga Kazakistani njihen si dy prej klubeve më të mëdha në futsallin botëror.

Kampioni i Kosovës është në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë, pas paraqitjeve spektakolare në Poloni dhe Lituani.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/

Read Entire Article