Prishtina siguron shërbimet e sulmuesit Sindrit Guri

7 months ago 4

FC Prishtina ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të njohur shqiptar, Sindrit Guri.

Përmes një videoje ku sulmuesi shkodran shihet duke shënuar gol, bardhekaltërit kanë njoftuar për arritjen e marrëveshjes.

Guri së fundmi ka qenë pjesë e Vareses në Itali, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Istanbulsor në Turqi dhe Oostende në Belgjikë.

Te klubet shqiptare ai ka bërë karrierë te Vllaznia, Besa, Kastrioti, Korabi, Kukësi dhe Shkëndija.

Prishtina pas shitjes së Jalen Blesas kishte mbetur pa një sulmues tipik që siguron gola dhe te kryeqytetasit besojnë që me Gurin do të jenë ‘guri’ në sulm.

Aktualisht, Prishtina zë vendin e pestë në renditje të Superligë së Kosovës me 31 pikë, ndërsa është në garë edhe në Kupën e Kosovës, ku në çerekfinale luan ndaj Trepçës ’89. /Telegrafi/

Read Entire Article