Pritja speciale në Zelandë të Re

1 year ago 49
Reklamë
23:09 15/07/2023

Valle tradicionale e kulturës “Maori” për ekipet pjesëmarrëse të Kupës së Botës për Femra

Disa skuadra pjesëmarrëse në Kupën e Botës për femra u pritën në mënyrën tradicionale me një kërcim të kulturës “Maori” në Zelandën e Re. Përfaqësueset e SHBA, Italisë, Portugalisë e ekipet të tjera që do të qëndrojnë në këtë vend ishin spektaktorë në eventin në “Sparks Arena” në Aukland.

Tetë kombëtare do të marrin pjesë në këtë botëror për herë të parë. Sfida e parë do të luhet më 20 korrik, kur Zelanda e Re do të përballet me Norvegjinë. Futbollistja portugeze, Dolores Silva tregoi për këtë eksperiencë unike.

“Kontakti me këtë kulturë është i jashtëzakonshëm. Njerëzit nga Zelanda e Re po na presin shumë mirë, janë mjaft të ngrohtë, të sjellshëm, e të këndshëm. Kështu qe për ne është një moment special.”

Eventi nis më 20 korrik, me organizatorët e Zelandës së Re që presin Norvegjinë. Kampionët në fuqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisin fushatën e tyre në Kupën e Botës më 22 Korrik kundër debutuesve të turneut Vietnam në Eden Park.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article