Probleme fizike për Ismajlin dhe Cikalleshin

11 months ago 11
Reklamë
18:47 25/09/2023

Broja rikthehet në fushë pas 9 muajsh

Nëntë muaj pas dëmtimit në miqësore me Aston Villa, Armando Broja rikthehet në fushën e lojës, sërish ndaj kësaj skuadre, por për një ndeshje zyrtare të Premier League.

Shpresë për kombëtaren shqiptare se sulmuesi mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e Tetorit kundër Çekisë. Shqiptari u aktivizua në minutën e 79-të nga trajneri i Chelsea, Pochettino, i cili gjatë verës refuzoi disa oferta për të lënë në huazim futbollistin duke e cilësuar shumë të rëndësishëm dhe pjesë të projektit për këtë sezon.

Në Serie A italiane, ndeshja më e veçantë e të dielës për shqiptarët ka qenë Empoli-Inter. Për skuadrën vendase në formacionin titullar ishin portieri Etrit Berisha, mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi Stiven Shpendi. Në anën tjetër, Kristjan Asllani ishte në stolin e rezervave të skuadrës zikaltër.

Takimi përfundoi me fitoren e Interin 1-0, ndërsa Ismajli i Empolit luajti deri në minutën e 51-të, kur u zëvendësua për shkak të një problemi muskulor. Nuk dihet ende gjendja e tij dhe kur do të rikthehet në formacion.

Një lajm jo i mirë ishte njoftimi i mjekut të Konyaspor i cili raportonte se dëmtimi në kofshë mund ta mbajë Sokol Cikalleshin jashtë fushave 2 deri në 3 javë. Tv Klan ka kontaktuar me sulmuesit kuqezi i cili beson se do të aktivizohet sërish javën e ardhshme pas ndeshjes me Besiktas.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article