Probleme të mëdha për Man City dhe Chelsea, rrezikojnë rënien nga Liga Premier

11 months ago 44

Manchester City dhe Chelsea mund të bien nga Liga Premier pas zbritjes së pikëve për Everton, sipas një eksperti financiar.

Evertonit i janë hequr dhjetë pikë nga Liga Premier për shkeljen e rregullave të Fair-play financiar (FFP).

Tani ekipi anglez gjendet në zonën e rënies në tabelë, dy pikë larg zonës së sigurtë, teksa momentalisht renditen në pozitën e 19-të në tabelën e klasifikimit.

Dy klube ishin përgjegjëse për zbritjen e pikëve të Evertonit dhe tani kanë shkruar një letër të përbashkët në drejtim të Ligës Premier.

Man City , ndërkohë, pretendohet se ka bërë 115 shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier dhe Chelsea mund të përballet me një sanksion të mundshëm për pagesat e kryera nga ish-pronari Roman Abramovich, i cili ka filluar një jetë të re pas shitjes së aksioneve të klubit.

Pasi Evertoni u godit me një zbritje pikësh, Stefan Borson, avokat me profesion, pretendon se Man City dhe Chelsea mund të bien nga Liga Premier nëse shpallen fajtorë për shkelje të rregullave të Fair-play financiar.

“Dënimi që mori Everton me zbritje prej dhjetë pikëve më duket si një masë shumë e rëndë. Por, kjo vetëm përforcon mendimin se sanksionet që mund të merren ndaj Cityt dhe Chelseat mund të shkojnë aq larg sa potencialisht të konsiderohet rënia nga liga”, ka shkruar Borson në platformën X./Telegrafi/

Read Entire Article